Azerbajxhani arreston katër persona për lidhje me Gülenin

Bota August 19, 2016 - 22:26

Autoritetet e Azerbajxhanit njoftuan sot arrestimin e katër personave të dyshuar për bashkëpunim me Fethullah Gülen, i akuzuar nga Ankaraja si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, aleat i kësaj ish-republike sovjetike në Kaukaz.

Katër personat janë të akuzuar për “abuzim me detyrën” për ofrimin ndaj personave të tretë, sipas Prokurorisë së Azerbajxhanit, informacione personale në lidhje me abonentët dhe tabulatët e tyre telefonik, ndërsa punonin për një operator të telefonisë celulare, transmeton REL.

Gjatë bastisjes të apartamentit të njërit prej të akuzuarve, hetuesit zbuluan dorëshkrime fetare, disqe, broshura me fjalime të Fethullah Gülen si dhe dokumenta të tjera”, bëri të ditur Prokuroria në një deklaratë.