Terror në kishë, kamikazi i ISIS përpiqet të shpërthejë bombën (Foto+18)

Bota August 28, 2016 - 22:33

Një atentator vetëvrasës i ISIS sulmoi sot një prift katolik me një hanxhar ndërkohë që po përpiqej të hidhte në erë qindra besimtarë në një kishë gjatë meshës të së dielës.

Prifti Albert Pandiangan, 60 vjeç, po zhvillonte ceremoninë e shenjtë në altar kur fanatiku 18-vjeçar iu afrua altarit me një çantë të zezë ku mbante bombën dhe u përpoq të hidhte veten në erë.

Por bomba u dogj pa shpërthyer, kështu që xhihadisti nxorri një hanxhar nga çanta dhe sulmoi priftin në kishën e Shën Jozefit në Medan, në Sumatrën e e Veriut në Indonezi.

Terroisti u neutralizua pa mundër që të lëndonte njeri dhe u rrah nga turma, përpara se ta arrestonte policia.

Kujdes! Pamje të rënda

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image