Michelle Obamas i kërkohet të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Bota November 09, 2016 - 23:49

Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tanimë në largim, Michelle Obama, i është kërkuar që të kandidojë për presidente të SHBA’së në zgjedhjet e vitit 2020, pas fitores së papritur të Donald Trump, që tundi sistemin politik në SHBA.

Lëvdatat për Zonjën e Parë dhe bashkëshortin e saj, Barack Obama, kanë vërshuar sot, disa orë pasi Trump u zgjedh presidenti i 45’të i SHBA’së.

Ata që ëndërrojnë zgjedhjen e një gruaje presidente të SHBA’së janë zhgënjyer me humbjen e sotme të Hillary Clinton, transmeton Gazeta Express.

Tani ata kanë varur shpresat e tyre në një kandidim të mundshëm të Michelle Obamas në zgjedhjet presidenciale që mbahen pas katër vitesh.

Nuk dihet se çfarë planesh ka Michelle Obama për katër vjetët e ardhshëm, por ajo është e njohur për disa iniciativa të saj për edukimin e vajzave dhe mund të vazhdojë me iniciativat e saj edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. /Express/

Image
Image