Nëna e sulmuesit në Berlin: Djali im i vrarë bart një sekret të madh për botën

Bota December 24, 2016 - 21:03

Nëna e sulmuesit në tregun e Krishlindjeve në Berlin, Anis Amri, tha se me djalin e saj bota ka vrarë edhe arsyen se pse ai kishte hyrë në turmë më kamion.

Nour El Houda Hassani tha për Associated Press se ‘brenda tij është një sekret i madh’.

“Ata e vranë dhe e varrosën sekretin me të”, tha ajo.

Duke folur nga qyteti i varfër tunizian në Oueslatia, ajo është lutur dhe ka bërë thirrje që eshtrat e tij të kthehen në shtëpi.

“Unë dua të di të vërtetën për birin tim. Kush ishte prapa tij?!”, tha ajo.

Vëllai i Amrit, Abdelkader duke qarë tha se ‘vëllau im ka vdekur’. “Sillni eshtrat e tij dhe një nga gishtat e tij unë do ta mbaj në xhep. Vëllaun tim e vranë vetëm se ishte i dyshuar.Pse”, tha ai.

Amri u vra nga policia në Milano pas një shkëmbimi zjarri.