Greqia goditet nga disa tërmete
Foto: Ilustrim

Greqia goditet nga disa tërmete

Bota April 29, 2024 - 09:25

Greqia është goditur nga disa tërmete që nga mesnata e së dielës.

Tërmeti më i fuqishëm ishte ai i mesnatës me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, i cili ndodhi në Kretë të Greqisë.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) ka njoftuar se një tjetër tërmet ishte 4.0 dhe disa të tjerë me shkallë të ulët.