Obama tregon se si po e feston Krishtlindjen (Foto)

Bota December 25, 2016 - 23:10

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë në mbarë botën!

Numri një i Amerikës ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar një urim për Krishtlindje, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi familjare, raporton Gazeta Express.

Obama shihet në shoqërinë e gruas së tij, Michelle, dhe dy vajzave, Sasha dhe Malia. 

"Urime Krishtlindja, të gjithëve! Sot, sikur familjet e tjera në mbarë Amerikën dhe botën, edhe ne po festojmë këtë ditë të gëzueshme, duke kaluar kohën me ata që i duam më së shumti. Unë bile mund të shikoj edhe pak basketboll", ka shkruar Obama në Facebook, përcjell Gazeta Express.

"Teksa njerëzit mblidhen nëpër shtëpi dhe kisha në mbarë vendin, sot është një mundësi për të reflektuar për porosinë që sjell Krishtlindja - një porosi për dashuri, dhembshuri dhe shpresë të pakufizuar...", thuhet më tej në mesazhin e Obamas.

"Duhet t'i trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të na trajtojnë. Duhet të kujdesemi për të sëmurët, t'i ushqejmë të uritur dhe t'i mirëpresim të huajt - pa marrë parasysh se kush janë ata, nga vijnë ata, kë duan ata, apo çfarë besojnë ata", ka shkruar Obama. 

"Në emër të të gjithë nesh - Michelle, Malia, Sasha, gjyshja, Bo dhe Sunny - Mele Kalikimaka! E kalofshi të gjithë sa më mirë këtë festë!", thuhet në fund të urimit të Obamas. 

Image