Pesë të vdekur në një sulm terrorist në Kinë

Bota December 28, 2016 - 21:22

Një sulm është kryer sot në Kinë, kur një makinë ka hyrë në një ndërtesë qeveritare në Xinjiang, provincën e trazuar kineze.

Makina e cila shpërtheu ka marrë jetën e së paku një personi, ndërsa bëhet e ditur se edhe katër terroristë janë vranë, njoftoi qeveria rajonale, transmeton Klan Kosova.