Cila është sfida kryesore e Gjermanisë sipas Merkelit?

Bota December 31, 2016 - 21:55
Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalimit pë Vitin e Ri tha se terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen përballet Gjermania.

Merkel, vitin që e po e lëmë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe, sidomos pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku u vranë 12 persona, transmeton Klan Kosova.

Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë për mandatin e gjashtë në postin e kancaleres ka lejuar më shumë se një milionë refugjatë të hyjnë në vend gjatë vitit 2015.