Arrestohet personi që vrau 39 persona në Stamboll në natën e Vitit të Ri

Bota January 16, 2017 - 22:20

Është arrestuar autori i sulmit me armë zjarri në klubin e natës 'Reina' në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, që ka lënë të vdekur 39 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Mediat turke raportojnë se ai është arrestuar në Stamboll, pas një operacioni policor, transmeton Gazeta Express.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.