Trump e falënderoi Clinton

Bota January 20, 2017 - 20:17

Njerëzit janë ankuar se Trump i mbeti borxh rivales së tij Hillary Clinton pasi që nuk e përmendi në fjalimin e tij inaugurues, duke pasur parasysh se ajo mori pjesë në ditën e tij të madhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Por, sipas Washington Post, kur ajo dhe ish-presidenti Bill Clinton mbërritën në ceremoni, Trump shkoi tek Clintonët dhe shtrëngoi dorën e saj.

“Faleminderit që je këtu”, thuhet se Trump pëshpëriti.