Papa Françesku fton Trumpin të kujdeset për të varfrit

Bota January 20, 2017 - 20:20

Papa Françesku e ka ftuar sot presidentin e Amerikës, Donald Trump që gjatë mandatit të tij të udhëhiqet nga vlerat etike dhe të kujdeset për të varfrit.

Në urim për Trumpin, Papa ka thënë se lutet që vendimet e Trumpit të jenë të bazuar në frymën dhe vlerat etike të njerëzimit, të cilat e kanë përcjellë popullin amerikan dhe përkushtimin e kombit amerikan në përparimin e njerëzimit dhe lirive në mbarë botën. /Lajmi.net/