Trump: Askush nuk ndihet më i fuqishëm me CIA-n sesa unë

Bota January 21, 2017 - 22:07

 

Presidenti i SHBA-ve,  Donald Trump qysh në ditën e parë ka filluar me punë. U raportua se ai do t’i bëjë një vizitë selisë së CIA-s në Langley dhe atë e realizojë.

Gjatë këtij takimi Presidenti Trump u tha punonjësve të CIA-s se ndihet aq i fuqishëm për komunitetin e intelegjencës, njofton Klan Kosova.

Madje sipas Trump, askush nuk ndihet më i fuqishëm se sa vet ai i cili dhe është tashmë i pari i SHBA-së.

‘’Askush nuk ndjehet më fuqishëm në komunitetin e intelegjencës se sa Donald Trump’’ ka thënë ai në takimin e tij të zhvilluar në selinë e CIA-s në Virginia.

Trump poashtu u la një mesazh punonjësve të CIA-s duke iu thënë ”Mua më keni prapa jush”.

Presidenti amerikan Donald Trump poashtu sigurojë komunitetin e CIA-s duke përfunduar me fjalët ”unë jam 1,000% me ju”, njofton Klan Kosova