Putin e ka pyetur Vuçin për situatën në Maqedoni

Bota March 27, 2017 - 23:47

Kryeministri aktual serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është kandidati kryesor për president të Serbisë, në Moskë është takuar me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Në pres konferencën e mbajtur pas takimit, Vuçiq ka deklaruar se presidenti rus mes tjerash është interesuar edhe për zhvillimet në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm.

“Biseduam për gjithçka, për të gjitha sfidat, për jostabilitetin. Ai deshi të dëgjojë çka mendoj unë për ngjarjet në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë. E paraqita qëndrimin tim që e dini dhe më së tepërmi biseduam për rajonin për ndikimet nga jashtë në rajon, por i paraqita edhe interesat serbe”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit.