Qeveria franceze për sulmin në Paris: Një polic është vrarë, dy janë plagosur rëndë

Bota April 20, 2017 - 22:22

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka konfirmuar raportimet në media për sulmin në Paris, në mbrëmjen e së enjtes.

Zëdhënësi i Ministrisë, Pierre-Henry Brandet, ka thënë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, raporton Gazeta Express.

"Sulmuesi është vrarë nga policia dhe zona mbetet e rrethuar"; ka thënë Brandet.

Një veturë është ndalur afër një automjeti të policisë para sulmit dhe është gjetur e braktisur. Dyshohet se sulmuesi e ka përdorur atë për të arritur tek skena e sulmit.

Brandet ka thënë se një plaçkitje mund të ketë ndodhur në zonë në të njëjtën kohë me sulmin. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet dy incidenteve. /Express/