Përmbytjet shkaktojnë tragjedi në Sri Lanka

Bota May 28, 2017 - 14:12

Mbi gjysmë milion persona janë prekur nga përmbytjet e furishme në Sri Lanka. Një tragjedi është shënuar në këtë ishull pasi bilanci flet për të paktën 146 të vdekur. Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive njofton se 112 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa mbi 50 të tjerë janë plagosur.

 Shirat e rrëmbyer dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar plotësisht mbi 2 mijë shtëpi. Bëhet fjalë për fatkeqësinë natyrore më të ashpër në Sri Lankë që prej vitit 2003 ku humbën jetën 250 persona dhe u shkatërruan 10 mijë shtëpi.