'Kujdes me fjalët', Kina i bën thirrje Trumpit

Bota August 12, 2017 - 19:53

Presidenti i Kinës Xi Jinping u ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Koresë Veriore që të shmangin ‘fjalët dhe veprimet’ që janë duke përkeqësuar situatën.

Trump dhe Koreja Veriore kanë shkëmbyer retorikë armiqësore, por Kina, aleati i vetëm i Koresë Veriore ka kërkuar nga të palët që të shmangin fjalët dhe përkeqësimin e situatës, transmeton portali arbresh.info

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se SHBA-të dhe Kina kanë rënë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë ‘sjelljet provokative’.

Tensionet e gjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u përkeqësuan kur ajo testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik.

Regjimi koreano verior u zemërua edhe më shumë pas vendimit të OKB-së për të zgjerimin e sanksioneve ekonomike kundër saj.