Putin: Sulmi në Barcelonë konfirmon nevojën për t’u bashkuar kundër terrorizmit

Bota August 17, 2017 - 22:03

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit në Barcelonë, transmeton Klan Kosova.

“Ne dënojmë këtë akt të pamëshirshëm dhe cinik. Ajo që ka ndodhur konfirmon nevojën edhe njëherë për bashkimin e vërtetë të përpjekjeve të bashkësisë së gjithë botës në një luftë të pakompromis kundër forcave terroriste”, thuhet në një telegram ngushëllimi.