Donald Trump i gatshëm të falë themeluesin e Wikileaks

Bota September 16, 2017 - 22:57

Në këmbim të provave që mohojnë përfshirjen e Rusisë në zgjedhje.

Uashingtoni mund të falë themeluesin e Wikiliks, Julian Asange nëse ky i fundit dorëzon prova që mohojnë ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. Marrëveshja është propozuar nga një deputete republikane.

Shtëpisë së Bardhë i është ofruar një marrëveshje që mund të garantojë imunitet për

Julian Assange në këmbim të provave që tregojnë se nuk ishte Moska burim i e-maileve të Hilary Clinton, që u publikuan nga Wikileaks gjatë fushatës elektorale. Këtë e shkruan “Wall Street Journal”.

Gazeta amerikane zbulon se të mërkurën Dana Rohrabaçer, deputetja republikane dukshëm afër Rusisë, ka telefonuar shefin e kabinetit të presidentit Donald Trump, Xhon Kelli, për t’i ilustruar kushtet e kësaj marrëveshje. Disa muaj më parë përfaqësuesja amerikane është takuar me Julian Assange  në ambsadën e Ekuadorit në Londër.

Sipas “Wall Street Journal”, Rohrabaçer I ka paraqitur Kellit një plan që parashikon dorëzimin në Shtëpinë e Bardhë nga ana e Asanzh të një hard disku. Në atë pajisje gjenden të dhëna të arkivuara që do të lirojnë Moskën nga akuza lidhur me ndikimin në zjgedhjet presidenciale të 2016.

“Pa dorëzimin e këtyre provave, natyrisht nuk do të përfitojë asgjë”, ka thënë deputetja republikane duke iu riferuar themeluesit të Uikiliks, Julian Assange.

Burime pranë Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar Kelli ka refuzuar të negociojë me Rohrabaçer.

Shefi i Kabinetit të Trump thekson se kjo çështje duhet të diskutohet me komunitetin e inteligjencës.

Sipas gazetës amerikane, Trump nuk është informuar me detajet e planit të deputetes republikane.