Dobësimi i Merkelit është lajm i keq për Ballkanin

Bota September 28, 2017 - 18:18

Një Angela Merkel e dobësuar në elektorat, nënkupton një Gjermani më të dobët dhe më pak të guximshme – e cila nuk do t’i bëjë asnjë favor asnjë shteti të Ballkanit që dëshiron anëtarësim në BE.

Njësoj si Theresa May e Britanisë, Angela Merkel doli nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme shumë më e dobët nga sa qe kur hyri në zgjedhje.

Disa javë më parë, diskutimi i vetëm qe se sa masive do të bëhej maxhoranca e saj e re. Tani, njësoj si Znj. May, ajo është kthyer në zyrë, por jo realisht në pushtet.

Në disa mënyra, ajo doli më keq se sa Znj. May, e cila në fund doli nga zgjedhjet në kuotën e respektueshme prej 43 për qind. Znj. Merkel, përkundrazi, çaloi për në shtëpi me vetëm 33 për qind të votave – performanca më e keqe për Kristian-Demokratët (CDU), që nga fundi i viteve 1940.

Derisa opozita kryesore e Social Demokratëvem (SPD, doli edhe më keq se kaq, nuk ka dyshim se ajo do të kryesojë qeverinë e ardhshme. Por, matematika e bashkimit të një shumicë në Parlament duket komplekse.

Për shkak se SPD ka refuzuar të bashkohet në një koalicion të ri në qeveri me të dhe derisa ajo nuk ia lejon dot vetes të shkojë pranë partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ajo do të duhet të kërkojë partnerë në të majtë mes të Gjelbërve dhe në të djathtë mes Demokratëve të Lirë, për të arritur te kuota e nevojshme prej 50 për qind e vendeve në parlament.

Nëse supozojmë që ky i ashtuquajtur koalicion xhamajkan do të formohet ndonjëherë – emërtuar në këtë mënyrë për shkak të ngjyrave respektive të partive – është e vështirë të shihet se si ky mund t’i jamë Gjermanisë – apo Evropës – një drejtim të mirëfilltë.

Për Ballkanin dhe për aspirantët për vende anëtare në BE në këtë rajon, ky nuk është lajm i mirë.

Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë sakaq brenda klubit Evropian, kështu që mund ta ndjekin më të relaksuar atë që po ndodh.

Por, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë ende jashtë klubit dhe po shohin për të hyrë. [Shtetet e tjera janë ende shumë larg anëtarësimit dhe për to ndoshta ka më pak rëndësi.]

Një Gjermani e shqetësuar që sheh nga vetja është ekzaktësisht ajo që këto vende nuk kanë nevojë.

Një nga avokatët kryesorë të zgjerimit të BE-së drejt lindjes, Britania, sakaq është efektivisht jashtë kuadrit, e zënë në përpjekje për të rënë dakord për ndonjë lloj marrëveshje tregtie me Brukselin para se karta e saj e anëtarësimit të skadojë në pranverën e vitit 2019.

Franca nuk ka qenë kurrë shumë avokate e zgjerimit të BE, gjithmonë me frikë se procesi mund ta shtyjë BE-në drejt lindjes, pra larg aksit origjinal Paris-Rineland dhe rrjedhimisht do të tresë ndikimin e Francës.

Është vështirë të imagjinosh se do të ketë shumë energji të sjell nga Italia apo Spanja, kjo e fundit është gjithnjë e më e ngatërruar me separatizmin në Kanalunjë.

Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, bëri një deklaratë të fortë mbi “gjendjen e bashkimit” në mes të shtatorit duke përshëndetur rigjallërimin e projektit Europian në Gjermani dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit në veçanti. “Ka erë në velat tona,” deklaroi ai.

Por, Juncker e dha fjalimin e tij optimist para se era të fillonte të frynte në një drejtim tjetër, duke shtyrë nga rezultati tronditës i zgjedhjeve në Gjermani – tronditës në termat e ngritjes së fortë të partisë anti-emigrante, AfD.

Ideja qe që një Francë e rigjallëruar nën Emmanuel Macron dhe një rizgjedhje komode e Merkelit mund të sjellë një rilindje Europiane gjithashtu.

Por, tani Presidenti Macron është duke u përleshur me sindikatat e jashtëzakonshme Franceze në programin e tij për reforma ekonomike ndërkohë që Merkel është – ku është?

Çfarëdo koalicioni që ajo të mbledh, ajo do të duhet të kalojë kaq shumë nga koha e saj duke parë pas krahëve të AfD-së dhe duke bërë më të mirën që mundet për të mos humbur më shumë nga votat e saj të djathta.

Sa i përket partnerëve të saj të mundshëm, Demokratët e Lirë, ata njihej për qëndrime shumë të ashpra kundër migrimit; ata në veçanti dëshirojnë deportime më të shpejta të azilkërkuesve të refuzuar. Është e vështirë të shohësh se si ata mund të nxisin zgjerimin e BE-së.

Të Gjelbrit janë më miqësorë ndaj zgjerimit, por ato morën më pak vota se sa Demokratët e Lirë dhe rrjedhimisht do të kenë zërin më të dobët në të ashtuquajturin qeveria e “koalicionit xhamajkan”.

Jo çdo gjë varet nga rezultati i politikës së përditshme që del nga Berlini, natyrisht. Edhe me një Gjermani të shqetësuar të udhëhequr nga një Merkel e përulur, procesi i zgjerimit do të vijojë, padyshim, ngadalë përpara.

Por, pa mbështetjen e fortë të Berlinit, ka gjasa që zgjerimi do të ecë më ngadalë nga sa shpresohet. Vendet kandidate të BE-së në Ballkan mund të duhet të mësohen me një qëndrim të zgjatur në dhomën e pritjes. /BIRN/