Londër: Demonstratë e madhe në mbështetje të armëpushimit në Gaza

Londër: Demonstratë e madhe në mbështetje të armëpushimit në Gaza

Bota March 30, 2024 - 18:11

Mijëra protestuan, edhe një herë, në rrugët e Londrës, të shtunën më 30 mars, për të kërkuar një armëpushim në Gaza.

Demonstruesit marshuan nga Sheshi Russell në Sheshin Trafalgar, duke kritikuar mbështetjen e Britanisë për Izraelin dhe duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë shitjen e armëve në Tel Aviv.

Tubimi është demonstrata e 11-të që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë ambasadës së SHBA-së në Londrën qendrore për të kërkuar përfundimin e menjëhershëm të armiqësive në Rripin e Gazës.

Ish-udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn, i cili gjithashtu mori pjesë në marshim në atë kohë, tha se demonstrata ishte “e madhe dhe ne jemi këtu sepse jemi të tmerruar nga bombardimet që po vazhdojnë ende në Gaza“.

Kujtohet se të paktën 32.705 palestinezë janë vrarë dhe 75.190 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës. /abcnews