Diplomatët e huaj vendosin lule në vendin e sulmit në koncertin e Moskës

Diplomatët e huaj vendosin lule në vendin e sulmit në koncertin e Moskës

Bota March 30, 2024 - 18:16

Diplomatët e huaj në Rusi kanë vendosur lule në vendin e sulmit të javës së kaluar në një sallë koncertesh në periferi të Moskës që vrau 144 persona.

Pjesëmarrësit përfshinin zëvendës shefin e misionit britanik në Rusi Tom Dodd dhe përfaqësues të SHBA-së, vendeve në BE, Afrikë dhe Amerikës Latine.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti vuri në dukje se të pranishmit përfshinin përfaqësues të “shteteve jomiqësore”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi sot se numri i personave të plagosur në sulm ishte 551, duke cituar shifra nga departamenti rajonal i Moskës i ministrisë ruse të situatave emergjente.

Numri i të vdekurve u rrit në 144 të premten kur një viktimë e plagosur rëndë vdiq në spital, sipas ministrit rus të shëndetësisë Mikhail Murashko, raporton Sky News.