Ende nuk është realizuar takimi mes Sunakut dhe Netanyahut

Ende nuk është realizuar takimi mes Sunakut dhe Netanyahut

Bota April 16, 2024 - 18:54

Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se dje tha se do të fliste me të “së shpejti”, shkruan BBC.

“Jemi ende duke diskutuar orarin. Kryeministri ka folur rregullisht me Netanyahun. Duhet kohë për t’i planifikuar këto takime”, bëri të ditur zëdhënësja e kryeministrit.

Ajo shtoi se pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është i qartë, që do të thotë është i njëjtë me atë të SHBA-së.

Ndryshe, Sunak ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe ka konfirmuar e avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë, raporton BBC.