Ministri i Jashtëm francez kërkon qetësim situate mes Izraelit dhe Libanit

Ministri i Jashtëm francez kërkon qetësim situate mes Izraelit dhe Libanit

Bota April 28, 2024 - 17:28

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, gjatë vizitës së dytë në Liban, ka bërë thirrje për qetësi.

Në Liban tensionet ndërkufitare me Izraelin u ndezën pas luftës në Gaza.

Izraeli dhe grupi i Hezbollahut i Libanit, i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë që nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor që shkaktoi luftën në Gaza.

Luftimet janë intensifikuar në javët e fundit, me Izraelin që godet më thellë në territorin libanez, ndërsa Hezbollahu ka shtuar sulmet e tij me raketa dhe dron mbi pozicionet ushtarake në Izraelin verior.

Franca ka kërkuar prej muajsh të de-përshkallëzojë tensionet ndërkufitare, duke i paraqitur Libanit dhe Izraelit një iniciativë në janar për t’i dhënë fund armiqësive, shkruan The Guardian.