Trump: Nuk i dhamë Ukrainës pëlqimin për të prodhuar Patriotin

Trump: Nuk i dhamë Ukrainës pëlqimin për të prodhuar Patriotin

Bota July 31, 2026 - 22:26

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk e autorizuan Ukrainën të prodhonte raketa Patriot dhe shtoi se vendi i tij “duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për dhënien e lejes dikujt për t’i prodhuar ato”.

“Ne nuk e kemi dhënë pëlqimin tonë. Po e diskutojmë”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, transmeton Klankosova.tv 

Trump i tha dje Financial Times se “nuk ishte i sigurt” nëse do t’i jepte dritën jeshile Kievit.

“Presidenti Volodymyr Zelensky do të donte të kishte raketa Patriot dhe do të donte të kishte raketa Tomahawk”, tha presidenti amerikan gjatë një takimi të kabinetit të hapur për shtypin në rezidencën verore presidenciale, Camp David.

“Këto armë janë të pabesueshme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm përpara se të lejojmë dikë t’i prodhojë ato”, tha Trump. “Ju u jepni atyre këtë teknologji dhe një ditë ata mund t’ju kundërvihen”, paralajmëroi presidenti amerikan. Gjatë një vizite në Uashington tre ditë më parë, presidenti ukrainas tha se kishte “diskutuar me Trumpin rreth licencave për të prodhuar interceptorë Patriot”.

Ata e diskutuan këtë në një takim të mbyllur në Shtëpinë e Bardhë. Mbrojtja kundër raketave balistike, të cilat janë veçanërisht të vështira për t’u kapur, është një “prioritet absolut” për Kievin në një kohë kur Rusia po rrit sulmet e saj ndaj Ukrainës. Vetëm sistemet amerikane Patriot mund t’i rrëzojnë ato, por Ukrainës i mungojnë raketat interceptuese PAC-3.