Prishet radari 8,2 milionësh, rrezikohet trafiku ajror

Ekonomia December 30, 2016 - 21:02

Prishja e radarit ende pa u përfunduar në tërsi, po rrezikon seriozisht trafikun ajror në Kosovë, pasi që për momentin Aeroporti është duke operuar pa radar.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se për këtë radar të pa përfunduar, deri më tash Ndërmarrjes Publike “Adem Jashari”, i ka kushtuar më shumë se 8.2 milionë. Por, për ta funksionalizuar në tërsi, duhen edhe më shumë se 1 milionë euro.

“Radari i ri, edhe pse është blerë i ri, ai ende funksionon me të njëjtat specifika sikur radari i cili ishte i vjetër, dyshohet se shumica e pjesëve të këtij radari janë pjesë të radarit të vjetër, ndoshta për këtë arsyje edhe eshte dekomisionu radai i vjeter ashtu që të mos gjinden gjurmët” bëjnë të ditur burime të besueshme të gazetës “Zëri”.

Më tutje të njëjtat burime thonë se sa më parë që është e mundur duhet të rikthehet në funksion radari, për të eliminuar ndonjë incident të mundëshëm, pasi që pa radar procedura e menaxhimit të trafikut ajëror është shumë më e vështirë.

“Nëse do të ketë numër më të madh të fluturimeve, do të jetë e pa mundur menaxhimi i tyre. Kjo iu sjell humbje edhe kompanive pasi që i detyron kompanitë të marrin rrugë më të gjata ajërore cka iu shkakton shumë humbje, por edhe shumë vonesa, por në rast të shtimit të numrit të fluturimeve mund të ndodhin edhe anulime” bëjnë më tej burimet e besueshme të gazetës

Sipas tij, ky incident po ashtu është i dëmshëm edhe në aspektin politik, pasi që po ndodhn në kohën kur Kosova pritet t’i marrë përgjegjësitë për hapësirën ajerore nga NATO Prishja e radarit është raportuar edeh te KFOR-i, ku këta të fundit kanë kërkuar nga Agjencia për Shërbime të Navigimit që të raportoj mbi gjendjen e trafikut ajror / Zëri/.

 

Image