Nesër shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë në veri (Video)

Ekonomia April 30, 2017 - 20:42

Nesër përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit.

Në rast se këta operatorë nuk e ndërprejnë fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre.

Këtë lajm e bëri të ditur, drejtori i bordit të ARKEP’it, Kreshnik Gashi për RTV 21.

Gashi njoftoi edhe për mbarëvajtjen e procesit të hyrjes në fuqi të kodit të ri tefonik +383.