Ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024, më 18 prill

Ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024, më 18 prill

Ekonomia April 12, 2024 - 09:41

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2024.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /EO