Vazhdon të bjerë çmimi i derivateve, ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë
Ekonomia
June 25, 2026 - 09:17
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, nafta sot është një cent më lirë se dje, pra një litër naftë në Kosovë sot mund të blihet për 1.36 euro.
Ndërkaq, krahasuar me një ditë më parë, benzina ka shënuar rritje të çmimit për një cent. Pra sot një litër benzinë mund të blihet për 1.35 euro, ndërkaq një litër gaz sot kushton 0.67 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe vlejnë vetëm 24 orë. /Zëri
