ASK: Rritje prej 11,8% e të ardhurave nga taksat mjedisore në vitin 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat më të fundit për taksat mjedisore për vitin 2025, ku vërehet një rritje e ndjeshme e të hyrave krahasuar me vitin paraprak.
Sipas raportit zyrtar, të ardhurat nga taksat mjedisore kanë arritur në 422.446.139 euro, që përfaqëson një rritje prej 11,8% krahasuar me vitin 2024, kur këto të ardhura ishin 377.704.566 euro.
Taksat e energjisë (akciza) vazhdojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave mjedisore, me 365.303.771 euro në vitin 2025, ose 86.5% të totalit. Kjo kategori shënoi rritje prej 12,0% krahasuar me vitin 2024.
Pas tyre renditen:
Taksat e transportit: 53.990.341 euro (rritje 9.6%)
Taksat e ndotjes: 3.152.027 euro (rritje 35.3%)
Sipas ASK-së, struktura e përgjithshme e të ardhurave mjedisore në vitin 2025 është:
Energji: 86,5%
Transport: 12,8%
Ndotje: 0,7%
Rritje edhe në raport me BPV-në
Në raport me Bruto Produktin Vendor (BPV), pjesëmarrja e taksave mjedisore është rritur në 3,83%, nga 3,60% sa ishte në vitin 2024.
Raporti thekson se rritja e vazhdueshme e të hyrave nga taksat mjedisore reflekton kryesisht konsumin e energjisë dhe peshën e akcizës në strukturën fiskale. /Zëri