Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Ekonomia July 09, 2026 - 09:28

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

MINTI ka bërë të ditur se sot në vendin tonë një litër naftë mund të blihet për 1.44 euro, pra një cent më shtrenjtë se të mërkurën.

Benzina mund të blihet për 1.37 euro për litër, ndërkaq gazi 0.61 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm për 24 orë. /Zëri

Image