Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Ekonomia August 15, 2026 - 10:25

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Çmimi maksimal i naftës është 1.75 euro për litër, që shënon rritje për dy centë krahasuar me ditën e djeshme.

Rritje nuk ka pësuar benzina që sot do të shitet për 1.50 euro, e po ashtu i pandryshueshëm mbetet edhe çmimi i gazit, i cili është 0.61 euro për litër

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Zëri