KEK: Njësia A4 rikthehet në operim pas përfundimit të sanimeve të nevojshme
Foto: Laura Hasani

KEK: Njësia A4 rikthehet në operim pas përfundimit të sanimeve të nevojshme

Ekonomia August 22, 2026 - 09:30

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.

Sipas njoftimit të KEK-ut, thuhet se njësia pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin.

Gjatë procesit të startimit, për disa orë mund të ketë tym më të theksuar për arsye teknologjike.

KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Obiliqit gjatë kësaj periudhe. /Zëri