Vazhdon sërish trendi i rritjes së çmimeve të derivateve në Kosovë
Ekonomia
September 03, 2026 - 10:06
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave të MINTI-t, sërish janë shtrenjtuar nafta dhe benzina.
Sot një litër naftë mund të blihet për 1.72 euro, kurse një litër benzinë për 1.57 euro, pra që të dy këto lloje të derivateve janë shtrenjtuar për nga dy centë, krahasuar me ditën paraprake.
Ndryshime në çmim nuk ka pësuar gazi, edhe sot një litër gaz mund të blihet për 0.63 euro.
Këto çmime vlejnë vetëm për 24 orë dhe kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00. /Zëri
