'Në Burgun e Prizrenit gardianët rrahën një të burgosur'

Kronika December 25, 2016 - 23:13

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur përsëri në mbrëmjen e së dielës në Burgun e Prizrenit.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur që saktësisht në orën 17:00, një i burgosur është keqtrajtuar duke u rrahur rëndë derisa ai ishte duke ngrënë bukë.

Bëhet e ditur që dhunën ndaj të burgosurit në fjalë e kryen gardianët e kësaj qendre të burgut në Prizren, duke përdorur mjete të forta.

Klan Kosova ka kontaktuar dhe me Zëdhënësin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, por ai nuk ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje.