As ligji i ri s’i “frenon” shkelësit e rregullave në trafik, vetëm në Ferizaj gjatë prillit shqiptohen 5136 gjoba
Foto: Zëri / Ilustrim

As ligji i ri s’i “frenon” shkelësit e rregullave në trafik, vetëm në Ferizaj gjatë prillit shqiptohen 5136 gjoba

Kronika May 02, 2024 - 19:14

Në fillim të prillit kishte hyrë në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor me të cilën shkelësit e rregullave mund të gjobiten nga 20 deri në 6 mijë euro.

Por siç duket as ligji i ri nuk i frenon shkelësit e rregullave në trafik.

Gjatë muajit prill, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba;

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba;

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba;

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba;

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba;

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba;

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba;

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba;

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba;

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba;

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba;

– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba;

– Të tjera, 2246 gjoba;

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

PK-ja ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet gjegjëse.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat thotë policia do të ruhen në konfidencialitet të plotë.