Kurir: Sulm terrorist në Prishtinë, policia e Kosovës e përgënjeshtron

Kronika January 25, 2017 - 20:24

Gazeta serbe “Kurir”, në portalin e saj ka shkruar rreth një sulmi “terrorist” i cili sipas tyre, ka ndodhur në Prishtinë, transmeton zeri.info.

Sipas Kurir, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë në drejtim të ambasadës së Holandës në kryeqytet, dhe më pas janë arratisur.

Mirëpo, një lajm të tillë, e ka mohuar policia e Kosovës.

Baki Kelani, ka thënë për zeri.info se ky informacion nuk është i vërtetë.

Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur në një të shtëpi tjetër.

“Nuk është e vërtet. Të shtënat kanë ndodhur në një të shpi tjetër”, ka thënë Kelani, i cili ka thënë se pas pak policia do të jap detaje të mëtutjshme. /Zeri/