Ngjarje e rëndë në Itali, 57-vjeçari shqiptar gjendet i varur në një pemë

Kronika April 30, 2017 - 23:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, një 57 vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një pemë, në afërsi të komunës Macerata Campania.

Media lokale raportojnë se trupin e pajetë të vitkimës e ka gjetur një fermer i zonës që po shkonte drejt tokës së tij.

Kufoma është dërguar në spitalin e Casertas, ku do të kryhet autopsia.

Mediat italiane nuk ka dhënë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit, përveçse moshës së tij. 

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë në vetëflijimin e 57 vjeçarit./Gazeta Express