Policia jep detaje për plagosjen në veri

Kronika May 19, 2019 - 10:29
Lexoni detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një incident në Mitrovicën e Veriut e ku një person i komunitetit serb ka mbetur i plagosur me armë zjarri, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dëmtuari është qëlluar me armë nga persona të panjohur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

LEXO EDHE: Policia me plan operativ për incidentet e mundshme

“Mitrovicë (NN) 18.05.2019-23:00. Është raportuar se person-a të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull Serb, i cili është dërguar në spitalin e Mitrovicë për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”. /ZËRI