Merr flakë një shtëpizë në Brezovicë

Merr flakë një shtëpizë në Brezovicë

Kronika January 02, 2021 - 23:37

Një shtëpizë në Brezovicë ka marrë flakë këtë mbrëmje.

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.

Këtë për e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

“Zjarri ka ndodhur pak minuta më parë dhe është lokalizuar nga zjarrfikësit. Zjarri ka ardhur nga oxhaku i shtëpizës”.

“Nuk ka të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale nga ky incident. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin” tha Reka. /GBlic