Prangosen dy persona në Drenas për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Prangosen dy persona në Drenas për vrasje në tentativë

Kronika March 29, 2024 - 09:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë”, në Drenas, ndodhur më 26.03.2023, rreth orës 18:07.

Sipas njoftimit të Policisë, njërit nga të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri