Policia konfiskon dy armë zjarri në Suharekë

Policia konfiskon dy armë zjarri në Suharekë

Kronika April 19, 2024 - 13:49

Në dy raste, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka konfiskuar dy armë zjarri në Suharekë.

Në rastin e parë, policia në automjetin “Audi 4G” pasagjerit të moshës 33-vjeçare ia ka gjetur një pistoletë me 23 fishekë, transmeton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit në automjetin ‘Audi 4G’, me targa vendore, të cilin e drejtonte dëshmitari, në ulësen e pasme të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishekë, në pronësi të të dyshuarit S.M., viti i lindjes 1991, M/Sh/K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në rastin e dytë është vetaksidentuar një person, policët kanë gjetur një armë në brezin e tij, ku janë gjetur dhe tre fishekë dhe janë konfiskuar.

“Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suharekë, i është përgjigjur një rast vetaksident trafiku me lëndime në fsh. Tërrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin XH.B, viti i lindjes 1962 M/Sh/K, i cili ishte vetaksidentuar me veturë e tij. Zyrtarët policorë kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë të tipit, EKOL SPECIAL, kal. 9 mm, me numër serik EV-1260433, me karikator në të cilin gjendeshin tre (3) fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes. Pistoleta duket të ketë qenë me gaz, mirëpo e konvertuar në armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. /Zëri