Arrestohet i dyshuari për dhunim në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Ferizaj

Kronika May 02, 2024 - 10:00

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 30.04.2024, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Rajoni i Ferizajt, 30.04.2024 - NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri