Policia gjobit me nga 200 euro shoferët që vozitën vetura me afat të skaduar të regjistrimit

Policia gjobit me nga 200 euro shoferët që vozitën vetura me afat të skaduar të regjistrimit

Kronika April 24, 2024 - 09:58

Policia e Kosovës ka shqiptuar disa gjoba për kalim të afatit të regjistrimit të veturave për më tepër se 30 ditë.

“Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjete të paregjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtët sipas Ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 €, si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu Policia ka publikuar edhe fotografi të veturave të konfiskuara. /Zëri