Lëndohet rëndë qytetari që u sulmua nga 10 qen endacakë, ka një apel për Përparim Ramën

Lëndohet rëndë qytetari që u sulmua nga 10 qen endacakë, ka një apel për Përparim Ramën

Kronika April 25, 2024 - 09:48

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët e kryeqytetit.

Një qytetar ka thënë se është sulmuar nga 10 qen endacakë në pikë të ditës, ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda dhe trauma, transmeton Zeri.info.

“Sot jam sulmuar nga qentë endacakë, diku mbi 10 qen në pikë të ditës dhe kam marrë plagë të thella dhe trauma psikike, saqë nuk di a guxoj për një kohë të dal jashtë”, ka rrëfyer një qytetar anonim, mesazhi i të cilit është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”.

Ai i ka bërë apel kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të merren masa urgjente për këtë çështje.

“I bëj apel Përparim Ramës që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt, deri kur më të kemi frikë të dalim në rrugë në pikë të ditës”, shkroi qytetari që ishte viktimë e sulmit. /Zëri

Image