Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika April 25, 2024 - 15:33

Njësia e Task-Forcës Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) kanë vazhduar aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizimin e detyrave në terren në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari S.Z., i moshës 47-vjeçar, nga Vitia.

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore, përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë”, thuhet në njoftim.

Image

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 €, ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000 €.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor - Dheu i Bardhë”. /Zëri

Image
Image
Image