I kishin fshehur në topat e futbollit, të burgosurve iu kapen telefonat ilegalë

I kishin fshehur në topat e futbollit, të burgosurve iu kapen telefonat ilegalë

Kronika May 07, 2026 - 19:17

Dy telefona mobilë, dy kartela dhe një kabllo mbushëse, janë gjetur brenda hapësirave të Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Këto paisje të palejuara të komunikimit u zbuluan në njërin nga nëntë topat e përdorur për aktivitete sportive nga të burgosurit në oborrin e këtij institucioni.

Ato, sipas Shërbimit të Korrektues u gjetën sot rreth orës 13:10 gjatë një bastisje të nisur pas informacioneve të Njësisë së Inteligjencës dhe në koordinim me Departamentin për Siguri të Shërbimit.

“Pas verifikimit, në njërin prej topave janë zbuluar dhe sekuestruar dy telefona mobil të tipit iPhone, dy kartela SIM,” thuhet në njoftimin e SHKK, ku rasti përshkruhet si “parandalim i futjes së mjeteve të ndaluara në institucion”.

Policia është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.