I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren
Kronika
May 18, 2026 - 10:22
Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur.
Sipas raportit policor, ankuesi ka deklaruar se fillimisht autorët në ditën e djeshme kanë dëmtuar dhe thyer xhamin e lokalit e më pas ia kanë vënë zjarrin objektit.
Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet vlera e saktë e tyre.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekan në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se rasti ende është duke u hetuar nga organet kompetente.