Dy femra në Prizren sulmojnë një tjetër, policia ua gjen dy thika e një boks të hekurt
Kronika
June 02, 2026 - 10:36
Dy femra në Prizren dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kanë kërcënuar një femër tjetër.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:30, në Prizren, raporton Zeri.info.
“Prizren / 01.06.2026 - 10:30. Është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kanë kërcënuar viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit të dy të dyshuarat janë gjetur dhe konfiskuar një boks të hekurt dhe dy thika. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri