Vidhen stoli ari në një banesë në Prishtinë
Kronika
June 02, 2026 - 10:48
Një burrë në Prishtinë ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij, duke vjedhur kështu stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:04, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë / 01.06.2026 – 22:04. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri