Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Ryshfet për vota, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Kronika June 05, 2026 - 09:06

Një person është arrestuar, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të dhënies dhe marrje së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 20:00.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin

Graçanicë, 04.06.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri